Vjosa bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë


E enjte, 24 Dhjetor 2020

TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Rama tha se një presidente në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës.

Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.

Rama më tej sulmoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin, pasi tha se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë.

“Një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë një politikë të brendshme. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën Milot-Fier”, u shpreh Rama, shkruan EuroNews.

Etiketa: , , , ,