Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vlerësohet lartë bashkëpunimi Kosovë – Gjermani

Prizren Post | 12:50 - 13.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Anëtaren e Parlamentit (Bundestagut) të Gjermanisë, Marieluise Beck.

Në këtë takim u fol për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.

Me theks te veçantë Deputetja Beck vlerësoi procesin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluar në Kosovë dhe njëkohësisht ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë që zgjedhjet të jenë demokratike./rtk/


Etiketa:

Bëni një koment