Vlorë, 3 operacione antidrogë me 7 të arrestuar


E mërkurë, 29 Qershor 2016

kanabis

Vlorë – Policia e Vlorës ka kryer me sukses 3 operacione antidrogë vetëm gjatë 12 orëve të fundit. Sipas burimeve policore, gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga edhe 7 persona.

Bëhet e ditur se në saj të operacionit “Vjosa” u sekuestruan 25 kilogramë kanabis, ndërsa u arrestua 47-vjeçari Fatmir Hameti. Policia njofton se droga u gjet në garazhin e nja banese në lagjen “Isa Boletini”, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinj dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Llakatundi” janë vënë në pranga 3 shtetas Ilir Hoxhaj, 26 vjeç; Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç si dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç. Tre shtetasve u është gjetur 29 kilogramë kanabis në automjetin me të cilin po udhëtonin në aksin Babicë -Vlorë.

Policia njofton se në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 17 kilogramë kanabis. Të ndaluarit janë Ervis Xhaferaj, 28 vjeç; Hekuran Gerbi, 24 vjeç; Klodjan Nazëraj, 30 vjeç./shekulli/

Të fundit