Votimi i rezolutës së PDK-së shtyhet për seancë tjetër


E hënë, 14 Qershor 2021

PRISHTINË – Ka përfunduar seanca ku u debatuar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila ishte ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në mungesë të kuorumit deputeti i PDK-së, Bedri Hamza kërkoi që rezoluta e propozuar të shtyrë për votim në ndonjë seancë tjetër.

Hamza gjatë debatit parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 ka thënë se Qeveria nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes.

Sipas tij, pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike në vend.

“Pa vaksinim të popullatës nuk do të ketë rimëkëmbje ekonomike. Kemi një numër të madh të bizneseve që janë mbyllur dhe shumë punëtorë janë larguar nga vendet e punës. Borxh publik është rrit dhe shpenzimet kapitale janë ulur. Në planin qeveritar nuk është paraparë asnjë masë se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike. Shfrytëzojeni këtë seancë t’iu tregoni qytetarëve se a do t’i rrisin tatimet. Nëse nuk keni plan, atëherë zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Nëse filloni me këto masa, do të ishte një ndihmesë për qytetarët dhe bizneset. Siç e dini ky Ligj ka afat edhe gjashtë muaj”, tha Hamza, përcjell Telegrafi.

Etiketa: , , ,
Të fundit