Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vrapo për shëndet e tokë në Prizren

Prizren Post | 08:19 - 24.04.2019

PRIZREN – Me rastin e Ditës së Tokës, Drejtoria e Shërbimeve Publike sot do të organizojë disa aktivitete nën moton “Vrapo për Shëndet e Tokë”.

Në kuadër të kësaj dite, sot në lagjen Ortakoll, përkatësisht në hapësirën publike prapa shkollës “Abdyl Frashëri” duke filluar nga ora 10:00 do të organizohen aktivitetet si:

-Mbjellja e 11 fidaneve, që simbolizon 11 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës
-Prezentimi i ekspozitës “Recycle Art”, e realizuar me nxënës të shkollave fillore dhe
– Maratonë simbolike, e cila synon sinkronizimin e ecjes dhe mbledhjes së mbeturinave të çastit që hasen në rrugë e sipër.

Aktivitetet në fjalë janë organizuar në bashkëpunim me OJQ-të “Environment & Community Development” (ECD) dhe “GreenArtCenter” (GAC).


Etiketa:
Arivisti Company