Vuçiç do ta vizitojë Shqipërinë në mars


E premte, 13 Shkurt 2015

Beograd – Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do ta vizitojë Shqipërinë dy herë brenda një kohe të shkurtër.

Ai e njoftoi lajmin gjatë një konference për mediat, ku tha se vizita e parë në vendin tonë do të jetë në fund të muajit mars, por duke mos specifikuar ndonjë datë.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve “B92”, vizita e dytë e kreut të qeverisë serbe do të jetë më 28 dhe 29 maj, ku ai do të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar ekonomik.

Ai do ta takohet me kryeministrin Rama ku do të diskutojnë realizimin e disa projekteve të përbashkëta investuese. “Me këto projekte do të paraqitemi bashkë në Bruksel”, tha Vuçiç para medieve serbe paraditen e sotme.

Etiketa: , ,
Të fundit