E mërkurë, 27 Shtator 2017
Sipas tij,dialogu serb për Kosovën, ku pritet të përfshihet Qeveria, serbe, shoqëria civile, partitë politike, Akademia e Arteve dhe Shkencave, Kisha do të zgjasë disa muaj.
“ Pas disa muajsh, unë do të dalë me trimëri dhe do ta them mendimin tim” ka thënë Vuçiq. Shefi i shtetit serb ka theksuar se ka ardhur koha të zgjidhet problemi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, i cili sipas tij po zgjat tani e 250 vjet.
“Për këtë zgjidhje jam i gatshëm të sakrifikohem edhe politikisht” ka theksuar ai.
Vuçiq ndërkaq e ka pranuar se në këtë dialog do të vendoset se a do ta heq Serbia Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.
Vuçiq ka thënë se kjo duhet të ndodhë edhe për shkak të investimeve të huaja në Sderbi.
“askush nuk vjen të investojë nëse keni probleme territoriale” ka theksuar ai. Një deklaratë, interesante tjetër e Vuçiq të cilën e ka përsëritur mbrëmë ka të bëjë edhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB, që sipas tij, nuk mund të ndodhë pa “u kënaqur edhe Serbia”, e sipas tij kjo ndërlidhet me mosnjohjen e Kosovës. Në këtë mënyrë, Vuçiq ka dhënë indikacione se Kosova mund të bëhet anëtare e OKB’së pa u njohur nga Serbia, me marrëveshjen gjithëpërfshirëse që do të ndërmjetësohet nga Brukseli.
“Nuk ka marrëveshje të përgatitur, unë takohem shumë shpesh me ata njerëz (në Bruksel), ka thënë Vuçiq derisa është përgjigjur nëse BE tashmë ka përgatitur marrëveshjen finale për Kosovën.
Etiketa: Aktuale, Kosova, Serbi