Vuçiq preket nga deklarata e ambasadorit amerikan


E premte, 25 Dhjetor 2015

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili dje tha se normalizimi i marrëdhënieve Serbi–Kosovë do nënkuptojë anëtarësimin e kësaj të fundit në OKB.

Duke komentuar këtë deklaratë Vuçiq sipas gazetës “Novosti” ka thënë se ai respekton politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Serbia e ka politikën e vet, e që kurrë nuk do të pajtohen me anëtarësimin e Kosovës në OKB, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë për të që si një kryeministër i një vendi të vogël t’i kundërpërgjigjet një vendi superfuqi siç janë SHBA-të, por pavarësisht kësaj Serbia do të vazhdojë të qëndrojë në rrugën dhe politikën e saj.

Vuçiq tha se qëndrimi i ambasadorit Kirby nuk është ndonjë risi shumë e madhe, pasi Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por Serbia këtë kurrë nuk e pranoi.

Të fundit