Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vuçiq preket për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Prizren Post | 15:24 - 24.04.2019

PEKIN – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ishte shumë i shqetësuar për siç tha “parandalimin e Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë”.

Kreu i shtetit serb këto komente i bëri në Pekin me ç’rast theksoi se ata do të diskutojnë për çështjen me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë në Pekin, si dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e 29 prillit në Berlin.

Vuçiq ka shtuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe në diskutimet me Presidentin e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ishte i tronditur nga “paturpësia dhe guximi i Prishtinës” pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company