E premte, 2 Gusht 2013
Beograd, 2 gusht – Në Serbi ska asnjë urrejtje ndaj boshnjakëve. Koha është të pranohen gabimet e së kaluarës dhe që të kthehet mirëbesimi ndërmjet Serbisë e BeH, citojnë mediet Beogradit zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë deklaratë ai ia dha gazetës boshnjake, ‘Dnevni avaz”.
Kësaj gazete ai i ka thënë se nuk e kishte pasur t lehtë të shkojë në Mitrovicë, ku dikur e kishin pritur si heroj, e tash si tradhtar.
Por ai ka sqaruar se atje ”siç e dini kam shkuar, kam përjetuar këtë dhe ua kam thënë në fytyrë atë që mendoj, se Marrëveshja e Brukselit është e mirë për të, për gjithë Serbinë dhe të ardhmen e saj si dhe për marrëdhëniet tona me shqiptarët”, ka deklaruar ai.
Etiketa: Aleksandar Vučić, Bosnia, Serbia