Vulinit për policët e MUP-it që do të punojnë në Kosovë


E martë, 10 Dhjetor 2013

Leposaviq, 10 dhjetor – Ministri serb i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin sot do të bisedojë me nëpunës policorë të Serbisë që do të integrohen në Policinë e Kosovës, njofton B92.

Ata do të integrohen në përputhje me Marrëveshjen e Parë e në bazë të dialogut Beograd – Prishtinë ndërmjetësuar nga BE.

Medie serbe njoftojnë se biseda do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Leposaviq.

Pas kësaj Vulin do të përurojë rrugën Soçanica – Vuça, asfaltimin e të cilës e ka bërë Serbia.

Etiketa: , ,