Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

VV-ja nuk e lejoi Mustafën të flas në Kuvend

Prizren Post | 12:46 - 30.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Deputetët e Vetëvendosjes e kanë penguar fjalën e kryeministrit Isa Mustafa, kur ky i fundit u pyet nga deputetët.

Derisa Mustafa doli në foltore për t’u përgjigjur, deputetët e Vetëvendosjes i dolën para me pankartën ‘Drejtësi për Astritin’. Këtë veprim deputetët e VV-së e përsëritën dy herë, derisa kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti kërkoi që të ndalojnë, shkruan lajmi.net

“Kjo çfarë po bëni ju është hajgare. Nuk besoj që as opinioni nuk iu përkrahë”, ka deklaruar Haliti.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit që të ulet dhe të mos flas nën këto kushte duke i cilësuar si të papranueshme veprimet e deputetëve të VV-së.

Këta të fundit, në pikën për pyetje parlamentare, në vend se të bëjnë pyetje, kanë shprehur kërkesat për rastin Dehari.


Bëni një koment

Arivisti Company