E hënë, 6 Janar 2014
Londër, 6 janar – Jack Wilshere beson se Theo Walcott e ka bërë veten “një legjendë të Arsenalit” me gjestin e tij kundër fansave të Tottenhamit në fitoren 2-0 në FA Cup.
Derisa Walcott po largohej nga fusha shkaku i lëndimit të gjurit, ai ngriti duart lartë duke treguar rezultatin 2-0 me gishtat e tij para tifozëve të Tottenhamit në Emirates Stadium.
Një gol në secilën pjesë nga Santi Cazorla dhe Tomas Rosicky siguruan kalimin në rrethin e katërt të Kupës, ku ata do të përballen me Coventry Cityn.
“Tani ai do të jetë një legjendë e Arsenalit”, ka thënë Wilshere. “Ata (fansat) e duan tani dhe kjo vetëm se do t`i ndihmojë atij”.
Etiketa: Arsenal, Theo Walcott