Wenger: Arsenalin të dielën pasdite e pret misioni i vështirë


E shtunë, 17 Janar 2015

Londër – Skuadra e Arsene Wengerit do të ndeshet me Manchester Cityn në “Etihad Stadion”, në kuadër të Premier League-s.

Tekniku francez e di se dueli me kampionët në fuqi do të jetë ndeshje e vështirë, madje ai lutet që “qytetarët” ta mos e kenë ditën e tyre më të mirë.

“Shpresojmë se ata nuk do të jenë në ditën e tyre më të mirë pasi do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë”, ka thënë Wenger. “Nuk janë rastësisht kampion të Anglisë”, tha ai.

Wenger beson se skuadra e tij do ta bëjë më të mirë në duel me “qytetarët”.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply