Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Xhaka objektiv kryesor i Milanit

Prizren Post | 16:24 - 26.09.2015

Granit Xhaka vazhdon të jetë në formë të lartë, dhe kjo ka bërë që për të të interesohen skuadra të mëdha.
Së fundmi në garë për mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane, është futur edhe gjiganti italian Milan.

Sipas mediave italiane, Milan, është duke e vëzhguar Granitin që një vit dhe në janar mendojnë të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të Gladbachut.

Xhaka së fundmi është bërë edhe kapiten i skuadrës së tij falë paraqitjeve fantastike dhe lidershipit që tregon në fushë.

Edhe pse vështirë të besohet që Gladbach do të heqë dorë nga prishtinasi, në rast se do të vije një ofertë mbi 25 milionë euro, atëherë Xhaka mund ta veshë fanellën kuq e zi.


Arivisti Company