“Zaferspor” i themeluar nga shqiptarët, historia e një krenarie të përbashkët


E diel, 27 Mars 2016

Bursa – Shqiptarët që jetojnë në Lagjen Zafer të Bursës, nga njëra anë vazhdojnë të jetojnë me kulturën e tyre, ndërsa nga ana tjetër marrin pjesë në jetën sociale me klubin sportiv dhe shoqatën për valle popullore.

Klubi sportiv Zaferspor (Zafer i cili ka kuptimin Fitore) i themeluar nga ana e shqiptarëve të cilët që në vitet 1950-të kanë filluar të migrojnë në Turqi, kryesisht në qytetin e Bursës, nga vendet e Ballkanit për shkak të presionit të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore, të frymëzuar nga stërgjyshërit e tyre të cilët kanë luftuar, ku disa prej tyre kanë rënë dëshmorë, ndërsa disa të tjerë janë kthyer si veteranë nga Fitorja e Çanakkalasë, prodhon futbollistë të rinj sportit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Shqiptarët të cilët jetojnë në Lagjen Zafer në qarkun Osmangazi të Bursës, nga njëra anë vazhdojnë të jetojnë me kulturën e tyre, ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë të marrin pjesë në jetën sociale me klubin sportiv dhe shoqatën për valle popullore të cilat i kanë themeluar në periudhën kur kanë migruar.

Etiketa: , ,