Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zafir Berisha nuk ia jep votën qeverisë Rambo-Pronto-Srpska

Prizren Post | 18:36 - 09.09.2017

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë Haradinaj, ai këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Miq të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës të cilët më keni besuar që të ju perfaqësoj në Kuvendin e Republikes!
Me gjithë respektin tim personal për Ramushin.
Mendoj se respekti për Kosovën dhe institucinet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj që të ju bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do ti jap besimin kësaj Qeverie.
1. “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit i cili është bë me shumë sakrific e gjakë…
2. Çasja jo korrekte, jo parimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj.
3. Emra jo të denjë me të kaluarë të dyshimt korruptive si dhe protagonist të aferës “PRONTO”.
Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdori besimin tuaj dhe ta votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk e kam as edhe një arsye të vetme pse duhet të veproi ndryshe.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Me respekte Zafir Berisha


Etiketa:
Arivisti Company