Zafir Berisha: Turpi brina s’ka…


E martë, 17 Mars 2015

berisha zafir

Prizren – “Situata në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është një tregues i qartë se klasa kriminale politike në Kosovë, me qëllim po vazhdon të krijojë imazh të keq për organet e drejtësisë në Kosovë, vetëm e vetëm për ta arsyetuar formimin e Tribunalit të UÇK-së, ku sipas infantilëve politikë, gjoja ky Tribunal do të merret me individ e jo me UÇK-në.” tha Berisha nëpërmjet një shkrimi në facebook.

Situata ne Këshillin Prokurorial të Kosovës, është një tregues i qartë se klasa kriminale politike në Kosovë, me qëllim po vazhdon të krijoi imazh të keq për organet e drejtësisë në Kosovë, vetëm e vetëm për ta arsyetuar formimin e Tribunalit të UÇK-së, ku sipas infantilëve politik, gjëja ky Tribunal do të merret me individ e jo me UÇK-në.
Tribunali është edhe një mekanizëm shtesë në shkatërrimin përfundimtarë të imazhit të shtetit të ri Kosovës, imazh i cili për vite të tëra është dëmtuar nga krimi dhe korrupsioni nëpër institucione dhe me këtë Tribunal tenton të përdhosë edhe vlera më sublime e historisë më të re të Kosovës.
Që nga paslufta e deri më sot kanë vepruar në kuadër të drejtësisë edhe gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë,të UNMIK-ut ashtu edhe EULEX-it dhe kanë arrestuar dhe dënuar luftëtarë të UCK-së pa asnjë fakt ose me fakte që i ka ofruar shteti fashist i Serbisë, mbi të cilat është nxjerrë edhe raporti i Dik Martit, nga raporti i cili për rrjedhojë na nxjerr edhe një Tribunal ndërkombëtarë kundër UCK-së.
Turpi brina s’ka…
Z.B