Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zafiri i thotë ‘Jo’ Thaçit

Prizren Post | 20:19 - 11.11.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prizren, 11 nëntor – Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, i ka thënë “jo” ofertës së Hashim Thaçit që ai ta mbështesë kandidatin e PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, në garën e balotazhit, më 1 dhjetor.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Berisha ka mbajtur një takim sot gjatë ditës me Kryetarin e PDK-së, ku përfundimisht është kuptuar se dy subjektet nuk mund të bashkëpunojnë.
“Zafir Berisha i ka thënë qartë, në sy Hashim Thaçit se nuk do ta mbështes Ramadan Mujën në balotazh”, ka thënë një zyrtar i PDK-së, i pranishëm në takimin Berisha-Thaçi.


Etiketa:

Bëni një koment