E diel, 14 Maj 2017

Liridon KURTI
Janë çu n’kam burrat e dheut
Nipa pellazgësh e t’Skënderbeut
Edhe gratë ren’ s’po iu lëshojnë
Si Teuta me u ba ato po dojnë
Tanë t’u u munu me kap diçka
Mos me i lanë Kosovës gjâ
Dojn m’u ba tetanë delegatë
Për me vjedh dit’ e nat’
Ditë për ditë flasin për nerë
Tybe n’ta s’marrin as erë
S’ju ka metë nerë as sajgi
Duhet me sha t’shkretën Turki
N’daç m’u ba političar me nam
Turkun shaje nanëe-m’nanë
Për pare s’njohin as shkabë
Besa s’njohin as nanë e babë
Çkepin grushta edhe pluma
Për interes kur asht puna
Si mos me kanë e myt vëllanë
A mas dite del e kjanë
Mos këqyrni kisha e xhamia
Se feja e shqyptarit âsht Partia
Permi tâ asht veç interesi
Për ta s’tnjeh “i miri” se le ma i keqi.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: liridon kurti, poezi