Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

”Zambaku i Prizrenit 2020” hap konkursin për këngët pjesëmarrëse

Prizren Post | 14:15 - 24.06.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRIZREN – ”Zambaku i Prizrenit 2020” hap konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin 31-të festivalit, i cili do të mbahet në fund të muajit gusht të këtij viti.

Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion, i cili këtë vit do të zgjasë tre ditë.

Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 24 korrik 2020.

Informatat e hollësishme në lidhje me kushtet dhe rregullat për konkurrim mund t’i gjeni në:
https://kk.rks-gov.net/prizren/news/konkursi-per-zambakun-e-prizrenit-2020/


Etiketa:

Bëni një koment