Zbogar: Aktakuzat e para, në fillim të vitit të ardhshëm


E martë, 4 Gusht 2015

Ligji për Gjykatën Speciale për krime të pretenduara të kryera nga ana e pjesëtarëve të UÇK kundër civilëve, kryesisht serbë, do të hyjë në fuqi kur të nënshkruhet nga presidentja, Atifete Jahjaga.

Megjithatë, siç shkruan Tanjug, duke cituar deklaratat e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, aktakuzat e para do të ngriten në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Tanjug ka shkruar gjithashtu edhe rreth deklaratave të gazetarit Milaim Zeka i cili ka publikuar një listë të politikanëve kosovarë, të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Etiketa: ,