Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zbulohet vendndodhja e anijes ku u mbytën më shumë se 700 persona në Mesdhe

Prizren Post | 16:19 - 08.05.2015

Romë – Anijet e marinës italiane kanë zbuluar vendndodhjen e anijes e cila u fundos me 18 prill së bashku me emigrantët në afërsi të ujërave territoriale të Libisë, raporton Anadolu Agency.

Me kërkesë së Prokurorisë së Katanias e cila kryen hetimet në lidhje me fundosjen e anijes me më shumë se 700 persona në bord teksa lundronte në ujërat libiane, mjetet nënujore për pastrimin e minave të forcave detare italiane zbuluan vendndodhjen e anijes së mbytur në Mesdhe.

Sipas kërkimeve të kryera theksohet se anija me ngjyrë blu me gjatësi 25 metra është gjetur 85 milje në verilindje të Libisë në një thellësi 375 metra.

Theksohet gjithashtu se nga pamjet e marra vërehen një numër i madh i trupave, ku dhe disa pamje nga anija janë vendosur në faqen e internetit të flotës detare.

Në natën e 18 prillit në afërsi të ujërave territoriale të Libisë si pasojë e vendosjes së emigrantëve në njërën anë të anijes të cilët u përpoqën të kërkonin ndihmë nga një anije tjetër mallrash e cila po kalonte pranë dhe si pasojë e keq-manovrimit të saj u mbyt një anije e cila kishte në bord më shume 700 emigrantë. Në këtë tragjedi arritën të shpëtonin 28 persona, ndërsa u gjetën edhe trupat e 24 personave.


Etiketa:
Arivisti Company