Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zgjedhja e Vuçiqit president s’do ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë

Prizren Post | 12:57 - 03.04.2017

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar fabrikën e prodhimit te çipsave në Pestovë të Vushtrrisë.

Por, në prononcimin para medieve, Mustafa nuk ka preferuar të flas për çështjet aktuale në vend siç është puna e Demarkacionit.

“Nuk shoh arsye që në një ditë si kjo në një vizitë te biznesi i suksesshëm të flas për tema tjera”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai po ashtu ka zgjedhur një formë për të komentuar zgjedhjen e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në poston e presidentit të Serbisë, transmeton KlanKosova.

Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë – Serbi, zgjedhja e Vuçiqit president i Serbisë, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Kosova ka nevojë për biznese të suksesshme e hapje të vendeve të reja të punës, transmeton KlanKosova.

Ndërsa ka shtuar se do të vazhdojnë përkrahje për biznese me pakon e re fiskale.


Etiketa:
Arivisti Company