Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zgjedhjet e parakohshme, BDI pret sinjale nga SHBA e BE?

Prizren Post | 12:46 - 27.01.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Shkup, 27 janar- Vizita e zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Hojt Ji sot në Maqedoni në takimet që ai do të realizojë me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e jashtëm Nikolla Poposki si dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së Ali Ahmeti e Zoran Zaev, është e mundur të përshpejtojë vendimin e integristëve nëse bashkë me ato presidenciale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare.

Kjo del nga fakti se nga partia e Ali Ahmetit kanë brifuar se në takimet me delegacione të larta të SHBA-ve dhe BE-së në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit kjo mund të indikojë në çfarë kahe do orientohet vendi, kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Madje, katërshja e madhe, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH janë prononcuar se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje të dyfishta, derisa vetëm për Menduh Thaçin për momentin ato nuk janë prioritet. Për përballje zgjedhore të parakohshme janë edhe partia e Lupço Zikovit dhe Stevçe Jakimovskit.

Në BDI kanë ripërsëritur se në takimet me zyrtarët e lartë të SHBA-ve e BE-së mund të ndikojnë në vendimin e tyre nëse Maqedonisë i nevojiten apo zgjedhje të parakohshme.

“Përveç argumenteve që pranojmë, analizat e ministrave dhe drejtorëve për atë që është punuar në tre vjetët e kaluara, në vendimin për zgjedhje të parakohshme do të ndikojnë takimet me përfaqësues të lartë të SHBA-ve dhe BE-së, po dhe nëse ka gatishmëri për lëvizje në kontestin e emrit”, ka thënë funksionar i lartë i BDI-së./zhurnal/


Etiketa:

Bëni një koment