Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zgjedhjet më 8 qershor

Prizren Post | 10:52 - 08.05.2014

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se bazuar në konsultimet me liderët e partive politike dhe me Komisionin Qendror Zgjedhor ka marr vendimin që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 8 qershor.

Ajo tha se pas shpërbërjes së Kuvendit ka takuar liderët politik për datën e zgjedhjeve , pasi që vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor.

Ndryshe, një ditë më parë me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime u shpërnda Kuvendi i Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company