Zhvillimet e fundit në veri, Osmani takon Kurtin e Konjufcën


E hënë, 1 Gusht 2022

PRISHTINË – Zhvillimet e fundit në veri të vendit, kanë bërë që sot të mblidhen në një takim krerët e shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri , Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJD-së , Donika Gërvalla, si dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

Ndryshe Telegrafi merr vesh se ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply