Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zidane: Ronaldo është lojtari më i mirë në botë

Prizren Post | 08:21 - 13.04.2016

Madrid – Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Wolfsburgut.


Tekniku francez beson se ky ishte një kualifikim i merituar pasi ata gjatë gjithë takimit treguan se duan gjysmëfinalen.

“Kjo është ditë për të festuar. Ne kemi fituar me personalitetit dhe unë jam shumë i lumtur”.

“Cristiano është një lojtar special, i cili bën diferencën. Ronaldo tregoi se kush është, ai është lojtari më i mirë në botë. Ai është një lojtar special, i cili i bënë të gjitha pa pushuar”.

“Nuk ishte aspak e lehtë. Jam krenar me atë që treguam në fushë, është një natë speciale. Gjatë 90 minutave ne treguam se donim gjysmëfinalen”, ka thënë Zidane.


Etiketa:
Arivisti Company