Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zyra e BE-së: Të përgatitet sa më shpejtë statuti për Asociacionin

Prizren Post | 10:18 - 24.12.2015

Prishtinë – Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.

Sipas një komunikate të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.

Ndryshe, Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar Marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company