Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zyrtare: CAS-i i jep 3 pikë Shqipërisë

Astrit Shehu | 12:20 - 10.07.2015

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i ka dhënë Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke vendosur drejtësi për ngjarjet e dhunshme të Beogradit.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë. “KAS vendosi që ndeshja e 14 tetorit Serbi – Shqipëri të shkojë në tavolinë 0-3 për Shqiperinë si pasoje se ndeshja u ndërpre për shkak të incidenteve nga tifozet vendas që pushtuan fushën, pra fajin për ndërprejrjen e ndeshjes e ka Serbia dhe jo braktisja e lojës nga Shqiperia.

Gjithashtu për Shqipërinë të ngelet në fuqi gjoba 100 mije € si përgjegjëse për futjen e dronit në stadium që mbante simbole nacionaliste. Nëkohësisht të refuzohet kërkesa e Serbisë për rishqyrtim të dënimeve ndaj Serbisë, pra ngelet në fuqi vendimi për -3 pike, 2 ndeshje në shtepi pa tifozë dhe 100 mije € gjobë”, shkruan ndër të tjera në vendimin e CAS-it.

Kësisoj, Shqipëria merr 3 pikët e mohuara nga UEFA. Me 3 pikët e marra Shqipëria ngjitet në kuotën e 10 pikëve në Grupin I në vendin e dytë po aq sa Danimarka por por me golavarazhin më të mirë.

Ndërkohë vendin e parë e mban Portugalia me 12 pikë. Serbia dhe Armenia janë në fund me nga 1 pikë secila. KAS publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë. Ky është vendimi përfundimtar dhe tashmë asgjë nuk mund ta ndryshojë.

Renditja ne grupin I
Portugalia 12 pikë
Shqipëria 10 pikë
Danimarka 10 pikë
Serbia 1 pikë
Armenia 1 pikë


Etiketa:
Arivisti Company