Zyrtarizohet transferimi i Granit Xhakës në Arsenal


E mërkurë, 25 Maj 2016

granit-xhaka

Londër – Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka edhe zyrtarisht është futbollist i Arsenalit. Klubi nga “Emirates”, përmes një njoftimi ka konfirmuar transferimin e ri.

Përfaqësuesi i Zvicrës pak ditë më parë ka kryer testet mjekësore në Londër, ndërsa nga sot zyrtarisht është pjesë e gjigantit anglez.

“Arsenali ka arritur një marrëveshje me Granit Xhakën për t’u bashkuar me klubin për një kontratë afatgjatë”, është thënë në njoftimin e klubit anglez.

Xhaka ka treguar formë të lartë në sezonin që lamë prapa me Borussian Monchengladbach. /Telegrafi/