Nedjelja, 23 Augusta 2026

Arsenali vazhdon të jetë në garë për transferimin e Julián Alvarez, pavarësisht se sulmuesi i Atlético Madridit e ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet te Barcelona.
Sipas Fabrizio Romanos, Arsenali ka kërkuar të mbahet i informuar për çdo ndryshim në situatën e argjentinasit. Klubi londinez është i gatshëm të rikthehet në negociata nëse Alvarez ndryshon qëndrim.
Barcelona mbetet destinacioni i preferuar i 26-vjeçarit, por ende nuk ka arritur marrëveshje financiare me Atléticon. Kjo situatë i lë Arsenalit një mundësi për të tentuar transferimin, shkruan 04 Online.
Një nga opsionet që po shqyrtohet është përfshirja e Viktor Gyökeres në një marrëveshje me Atléticon, së bashku me një pagesë shtesë prej rreth 65 milionë paundësh.
Për momentin, Alvarez vazhdon ta preferojë Barcelonën, ndërsa Arsenali po qëndron në pritje të zhvillimeve të fundit të merkatos./04 Online/
Izvor: prizrenpost




