Janë 36 skuadra dhe 4 vazo ferri, ja si funksionon shorti i Champions League


Četvrtak, 27 Augusta 2026

Të enjten, më 27 gusht, në orën 18:00, sytë e të gjithë adhuruesve të futbollit do të kthehen nga Grimaldi Forum i Monakos, ku do të hidhet shorti që përcakton kundërshtarët e 36 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e ligës të UEFA Champions League 2026/27.

Që pas ndryshimit të skemës së vitit të shkuar, Champions League nuk ka më grupe klasike.

Në vend të tyre, të gjitha 36 skuadrat renditen në një tabelë të vetme, ku çdo ekip luan 8 ndeshje kundër 8 kundërshtarëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë, shkruan tch. Në fund të fazës së ligës:

Si ndahen katër vazot dhe lista e plotë e 36 skuadrave

Të 36 skuadrat ndahen në katër vazo me nga 9 ekipe, bazuar te koeficienti i UEFA-s (performanca evropiane e 5 sezoneve të fundit). I vetmi përjashtim është mbajtësja e trofeut (PSG), e cila merr automatikisht vendin e parë të Vazos 1.

Rregullorja përcakton se çdo skuadër do të përballet me nga 2 kundërshtarë nga secila vazo (2 nga Vazo 1, 2 nga Vazo 2, 2 nga Vazo 3 dhe 2 nga Vazo 4). Një tjetër rregull i rëndësishëm: asnjë skuadër nuk mund të luajë kundër një klubi tjetër të së njëjtës Federatë (për shembull, Arsenali nuk mund të përballet me Manchester City apo Liverpool).


Izvor: prizrenpost

Najnoviji