Prizren: Vrasje e rëndë – një femër viktimë, i dyshuari është arrestuar


Srijeda, 26 Augusta 2026

Sot, më datë 26 gusht 2026, rreth orës 01:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një shtëpi banimi në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër 80 vjeçare (L.D.), përcjell Gazeta e Prizrenit.

Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Rastin e konfimoi për Gazetën e Prizrenit,  toger Shaqir Bytyqi nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prizren.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, tha ai.

Trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeçar (B.D.), është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Vlen të theksohet se, sipas evidencave të policisë, çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit./ Gazeta e Prizrenit 


Izvor: prizrenpost

Najnoviji