Utorak, 8 Septembra 2026

Topi i Artë 2026 do të dhurohet në Londër në fund të tetorit, ndërsa sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, konsiderohet favorit për të fituar çmimin e meshkujve në vendlindjen e tij.
Megjithatë, kapiteni i Anglisë do të përballet me konkurrencë të fortë nga emra si Rodri dhe Lamine Yamal, të cilët fituan Kupën e Botës me Spanjën dhe pritet të jenë mes të nominuarve kur ata të shpallen këtë të martë.
Ceremonia, megjithatë, ka të bëjë me shumë më tepër sesa vetëm Topin e Artë për meshkuj, pasi lojtarë, trajnerë dhe klube të njohura nga futbolli i meshkujve dhe femrave do të shpërblehen për arritjet e tyre në një sërë kategorish.
Ceremonia e 70-të e Topit të Artë do të zhvillohet në Londër, Angli, të hënën, më 26 tetor 2026.
Në konsideratë merren paraqitjet e lojtarëve, trajnerëve dhe klubeve nga 3 gushti 2025 deri më 19 korrik 2026, duke përfshirë edhe Kupën e Botës FIFA 2026.
“France Football”, organizatorët e çmimit, filloi të martën publikimin e të nominuarve sipas kategorive.
Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)
Mapi León (Barcelona/London City Lionesses)
Melvine Malard (Manchester United/Chelsea)
Manaka Matsukubo (North Carolina Courage/Chelsea)
Alexia Putellas (Barcelona/London City Lionesses)
Portieri më i mirë i vitit 2026 për meshkuj
Portierja më e mirë e vitit 2026 për femra
Talenti i ri më i mirë i vitit 2026 për meshkuj
Talenti i ri më i mirë i vitit 2026 për femra
Trajneri më i mirë i vitit 2026 për meshkuj
Trajnerja më e mirë e vitit 2026 për femra
Izvor: prizrenpost



