Srijeda, 2 Septembra 2026

Nico Paz pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë për të trashëguar fanellën ikonike me numrin 10 të Lionel Messit te Kombëtarja e Argjentinës.
Sipas ESPN Argentina dhe gazetarit Federico Bueno, trajneri Lionel Scaloni raportohet se ka vendosur t’ia besojë numrin 10 talentit 21-vjeçar, nëse vazhdon të jetë në krye të “Albiceleste” deri në vitin 2030, shkruan 04 Online.
Paz, i cili luan te Como, deri tani ka bartur fanellën me numrin 18 në paraqitjet e tij me Argjentinën.
Për fanellën e Messit ishin përmendur edhe Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister, por Scaloni duket se e ka zgjedhur Pazin si një prej liderëve të gjeneratës së re./04 Online/
Izvor: prizrenpost



