Četvrtak, 27 Augusta 2026

Prokuroria ka bërë të ditur se pas ngjarjes, Bardh Dushit dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Izvor: prizrenpost




