Friday, August 28th 2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim udhëheqësen e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, së bashku me delegacionin e saj.
Gjatë këtij takimi, të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon, situatën aktuale dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
“Vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe kontributin e Aleancës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon.Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për të kontribuar, me kapacitetet tona, në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën dhe për të shfaqur reklama (Google AdSense).
Duke klikuar “Prano”, pajtohesh me përdorimin e cookies sipas
Politikës së Privatësisë
dhe
Politikës së Cookies.
Mund t’i refuzosh cookies jo-të-domosdoshme duke klikuar “Refuzo”.
Source: prizrenpost
Etiketa: Brief


