Vrasja e gruas në Prizren: Prokuroria jep detaje, burri ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët


Thursday, August 27th 2026

Prokuroria ka bërë të ditur se pas ngjarjes, Bardh Dushit dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët e rastit dhe më pas ka njoftuar familjarët për atë që kishte ndodhur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Source: prizrenpost

Latest