Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kemi kaluar te diskutimi për emra konkretë


Çarşamba, Ağustos 26th 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit rreth treorësh me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku temë kryesore ishte zgjedhja e Presidentit të Kosovës.

Abdixhiku tha se pas dakordimit për parimet mbi të cilat duhet të bazohet procesi për zgjedhjen e Presidentit, sot palët kanë avancuar në diskutime duke shqyrtuar emra konkretë.

“Pas dakordimit rreth parimeve për Presidentin, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë. Në tërësinë e emrave të prezantuar, them me bindje të plotë se të gjithë emrat janë në vijë me parimet”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, kalimi nga diskutimi i parimeve te emrat konkretë përbën një hap përpara në proces, megjithëse për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve, nuk mund të bëhen publike emrat e diskutuar.

“Ky është një hap përpara, sepse kemi kaluar te emrat. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, s’mund të diskutojmë për emra konkretë”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja është e interesuar që procesi të çojë drejt stabilitetit institucional të vendit.


Kaynak: prizrenpost

Etiketa:

Leave a Reply

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit