Unë votoj për Atifete JAHJAGA | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!


E enjte, 11 Dhjetor 2014

Unë votoj për Atifete JAHJAGA | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!

  • Jo (95%, 755 Vota)
  • Po (5%, 38 Vota)

Numri i votuesve: 793

Loading ... Loading ...

Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, e zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës më 07 prill 2011. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes, e lindur më 20 Prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë. Ajo është po ashtu edhe Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Qe nga muaji maj i vitit 2012, Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere Botërore (CWWL).

Zonja Jahjaga ka mbajtur postin e Zëvendës-Drejtores së Përgjithshme të Policisë së Kosovës që nga muaji shkurt i vitit 2009. Ajo ka qenë zyrtare e Policisë së Kosovës që nga themelimi në vitin 2000 dhe ka mbajtur poste me përgjegjësi, fillimisht në nivel rajonal e pastaj edhe në drejtorinë qendrore. Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të ndryshme në zbatimin e ligjit dhe rregullit, në mes tjerash në njësinë e standardeve profesionale, atë të burimeve njerëzore, atë të personelit dhe departamentit të trajnimit, atë të administrimit dhe të policisë kufitare.
Ajo ka përfunduar studimet në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhment Policor dhe Ligjin Penal në universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Presidentja Jahjaga ka ndjekur gjithashtu programe profesionale dhe hulumtuese në Qendrën Evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA dhe Ministrinë e Drejtësisë të SHBA.

Përpos gjuhës së saj amtare shqipe, Presidentja Jahjaga po ashtu flet gjuhën serbe dhe atë angleze. Është e martuar më Z. Astrit Kuçi dhe jeton në Prishtinë.