E enjte, 11 Dhjetor 2014
Unë votoj për Ilir META | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!
- Jo (95%, 593 Vota)
- Po (5%, 30 Vota)
Numri i votuesve: 623

Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri, është politikan shqiptar, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe aktualisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI dhe Kryetar i Parlamentit Shqiptar.
U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare.
Ilir Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarres aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërpreje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qënë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Fatos Nano.
Aktiviteti politik i Ilir Metes përfshin edhe një periudhë të suksesshme të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritjet më të mira të qeverisjes së vendit për periudhën e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, permiresimi i ndjeshem i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshem i disa prej sektorëve strategjik të ekonomisë, vendosja dhe funksionimi i ligjit në të gjithë terrorin e vendit, etj.
Në Shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.
Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.
Përvec aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.