E diel, 21 Maj 2017
Bayern Munich ka njoftuar se qendërmbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, i cili u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Freiburg do të mungoj për më shumë se një muaj.
Por, lajm i mirë është se, Boateng pritet të jetë gati për fazën përgatitore para fillimit të edicionit të ri 2017/18.
“Jerome ka zgjatje të muskulit. Por, ai do të jetë gati për fazën përgatitore për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bayernit.
Boteng këtë edicion ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, të cilat kanë qenë problem edhe për skuadrën.