E enjte, 24 Dhjetor 2015
Shkup – Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR-it) në raportin e saj të fundit thekson se, koha e shkurtër për përgatitjen e zgjedhjeve do të reflektojë mbi aftësinë e pjesëmarrësve në zgjedhjet e ardhshme, për ti kryer obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Janë të nevojshme ndryshime të rëndësishme legjislative, të lidhura me sistemin zgjedhor për votim nga diaspora, formati dhe kompletimi i KSHZ-së, njoftimi i medieve, rregullat për financimin e fushatave zgjedhore, garancat për mbrojtje nga presioni mbi votuesit dhe keqpërdorim i mjeteve shtetërore”, potencohet në raportin e OSBE-së.
Etiketa: Maqedoni, osce, Zgjedhjet