E diel, 28 Maj 2017
Trajneri i përkohshëm i Interit, Stefano Vecchi do të bëjë disa ndryshime të vogla në formacion, për ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Udineses në Giuseppe Meazza.
Ai pritet që nga fillimi të luaj e Rodrigo Palacion,për të cilin do të jetë ndeshja e fundit për Interin.
Ai po ashtu pritet të lërë jashtë kapitenin Mauro Icardi, ndërsa Ederit do t’i besohet sulmi, ku pas tij d të jenë Candreva dhe Brozovic.
Ndeshja ndërmjet Interit dhe Udinese zhvillohet nga ora 20:45.
Etiketa: Inter, Serie A, udinese