E mërkurë, 24 Maj 2017
Sabatinit, Ausilios, Steven Zhang dhe drejtuesit e Interit kanë vendosur që Luciano Spalletti të jetë trajner i ri i skuadrës së parë.
Inter ka gati një kontratë tre vjeçare për trajnerin italian dhe një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Zyrtarizimi i Spalletit pritet të bëhet ditën e hënë, për të pritur përfundimin e kampionatit. Gjithsesi arsyeja e vërtetë e caktimit të së hënës si datë zyrtarizimi, duket se lidhet me Antonio Conten.
Ky i fundit do të luajë ndeshjen e fundit sezonale me Chelsean, finalen e FA Cup ndaj Arsenal, të shtunën dhe te Inter kanë mbetur akoma një fije shpresë për një përgjigje pozitive të tij.