E mërkurë, 24 Shtator 2014
Një ndërtesë në rrugën “Nazim Gafurri”, ka qenë cak i inspeksionit të Komunës së Prishtinës, për rrënim, pasi që objekti në fjalë nuk ka pasur leje ndërtimi.
Në një njoftim të komunës së Prishtinës, thuhet se rrënimi i këtij objekti ndërtimi ka filluar sot, por që vendimi është lëshuar qysh në muajin maj.
“Sot, 24 shtator, Drejtoria e Inspeksionit, sektori i ndërtimit, filloi ekzekutimin e vendimit për rrënimin e katit të tretë të një objekti me qëllim banimi kolektiv në rrugën “Nazim Gafurri, në Prishtinë. Vendimi i lartpërmendur u lëshua me datë 30.05.2014, dhe mban numrin 09-354-11756”, thuhet në njoftim.
Kjo ndërtesë kishte filluar ndërtimin e një kati më tepër, pas datës 30 gusht 2013, pasi që ky objekt nuk mund t’i nënshtrohet procesit të legalizimit.