E shtunë, 27 Qershor 2015
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në ditët në vazhdim do të riprocedohet amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale.
Qeveria e Kosovës posa ka filluar mbledhjen urgjente të saj, ku kryeministri Isa Mustafa deklaroi se edhe pse nuk është arrit vendimi për ndryshimet kushtetuese, është arrit vullneti i shumicës dhe kjo i bënë të vazhdojnë në përmbushjen e synimeve të tyre.
Ai tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të përmbushin detyrimet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me tërë deputet e kuvendit për të rikthyer riprocedimin në mënyrë që të përmbushin detyrat si shtet.
“Do të fillojmë nga sot bisedimet për riprocedurim me deputetet dhe faktorët ndërkombëtar sepse është vullnet i shumicës së deputetëve dhe i qytetarëve”, tha ai.
Kurse, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se është jetike të themelohet kjo gjykatë dhe e mbështes vendimin për riprocedimin e këtij ligji.