E enjte, 10 Korrik 2014
Holandezët janë në zhgënjim të madh pas humbjes nga Argjentina në gjysmëfinale me penallti, por Botërori për ta nuk ka përfunduar ende. Ata, të shtunën, do të luajnë për vendin e tretë në Brasilia kundër Brazilit, që është ende me plagë të hapura nga “masakrimi” i gjermanëve.
Megjithatë, për trajnerin 62-vjeçar të ‘Tulipanëve’, Louis Van Gaal, kjo ndeshje nuk vlen thuajse për asgjë.
“E them prej 10 vjetësh se ky takim nuk duhet luajtur, pa anashkaluar faktin që kemi vetëm një ditë për t’u përgatitur dhe kjo nuk është e drejtë. Pas një turneu fantastik, nuk më duket logjike që të shkosh në shtëpi me dy humbje radhazi. Nuk është e drejtë edhe për lojtarët, sepse në fund ka vetëm një trofe dhe këtë e marrin kampionët”, ka theksuar Van Gaal.
Etiketa: Holanda, Louis van Gaal