E shtunë, 9 Nëntor 2013
Të paktën 100 persona janë raportuar të vdekur nga tajfuni “Haiyan”, që goditi një prej qyteteve Filipine, bëjnë të ditur burimet zyrtare.
John Andreës, zëvendës/drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, tha se trupat e viktimave ishin nëpër rrugët e qytetit Tacloban.
Stuhia goditi pjesën qendrore të Filipineve, të premten duke shkatërruar mijëra ndërtesa, por pati edhe rrëshqitje dherash. Linjat e komunikacionit dhe energjia elektrike ishin të ndërprera në disa zona të vendit.
“Agjencitë e ndihmës nuk po arrijnë të futen në qytet, pasi aeroporti i saj është shkatërruar thuajse tërësisht dhe vetëm fluturimet ushtarake kanë mundësi të operojnë”, tha Andrews.
Qeveria filipinase ka lavdëruar përpjekjet për evakuim, gjë që deri më tani duket se ka bërë që numri i viktimave të jetë relativisht i ulët. Por, ndoshta do të duhen disa ditë, deri sa të përcaktohet me saktësi numri përfundimtar i viktimave.
Zyrtarët thanë se më shumë se 12 milionë njerëz rrezikuan jetët nga kjo superstuhi, teksa pjesa më e madhe e rajonit të prekur prej kësaj fatkeqësie të fundit, ka vuajtur shumë edhe gjatë rikuperimit nga pasojat e një tërmeti, gjatë muajit të kaluar.
Tajfuni pritet të godasë Vietnamin gjatë fundjavës. shekulli
[youtube cbRMWCjoqqM]
[youtube rRIbfSHc4SA]